Albana Gashi, dikur deputetet, tash vetëm aktiviste e thjeshtë, është lënduar sot, duke tentuar t’i shqyejë gomat e veturave qeveritare.
Vetëvendosje ka njoftuar se Albana Gashi është në mesin e të lënduarve në aktivitetin e sotëm.
“Disa nga aktivistët e lënduar janë Albana Gashi, Etleva Malushaj, Margaritë Hajrizi, Valon Simnica, etj”, thuhet në njoftimin e VV’së.
Albana Gashi ishte bërë deputete në mandatin e kaluar falë emrit të saj që fillon me A. Në atë kohë VV kishte renditur kandidatët për deputetë bazuar në germat e parë të emrit.