Lëndohet Bonucci, mbrojtësi italian do t’i mungojë në gjashtë ndeshje Juventusit

E publikuar: 28/01/2019 15:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Juventusi ka arritur të marrë një fitore tejet të rëndësishme në udhëtim te Lazio 1-2.

Por kampionët në fuqi të Italisë kanë humbur mbrojtësin Leonardo Bonucci.

Qendërmbrojtësi italian ka pësuar një lëndim në pjesën e parë dhe u zëvendësua nga Giorgio Chiellini.

Pas analizave të kryera, është konstatuar se Bonucci ka pësuar një lëndim në kaviljen e djathtë.

Kësisoj ai pritet të mbesë jashtë fushave për rreth 30 ditë ku do t’i humbas gjashtë ndeshje.

Leonardo Bonucci. (Foto: Gabriele Maltinti/Getty Images/Guliver )

Fillimisht Bonucci pritet të mungojë në kuadër të Kupës së Italisë ndaj Atalantës.

Italiani nuk do të mund të paraqitet në sfidat e kampionatit ndaj Parmës, Sassuolos, Frosinones dhe Bolognas.

Ndërkohë Bonucci do ta humbas edhe ndeshjen e parë ndaj Atletico Madridit në Ligën e Kampionëve.

Rikthimi i qendërmbrojtësit në fushë pritet të ndodh në fillim të muajit mars në ndeshjen ndaj Napolit. /Telegrafi/