Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar dje në Istog pasi i njëjti ka shtënë me armë zjarri në ajër dhe dyshohet se plumbi qorr ka qëlluar viktimën mashkull kosovar, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.
Sipas PK-së viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është duke marrë trajtim mjekësor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.


















