Lëkura e bukur dhe e pastër është ndër elementet kryesore të bukurisë së një personi. Dhe një ndër mënyrat për të pasur një lëkurë të tillë është kujdesi ndaj saj.
Sidoqoftë, shpeshherë ndodh që disa personave t’u shfaqen pika të zeza në hundë, e të cilat me të vërtetë se janë irrituese dhe jo gjithkush dëshiron t’i ketë.
Por ne ju prezantojmë një metodë natyrale të heqjes së tyre.
Përbërësit: Limon, mjaltë, sheqer.
Prijeni një limon në dysh dhe hidhni pak mjaltë për ta mbuluar sipërfaqen e limonit të prerë (siç shihet në fotografi). Pastaj hidhjani pak sheqer dhe me lehtësi fërkojeni fytyrën me këtë ‘sfungjer’ natyral.

Procedurën përsëriteni vetëm një herë në javë.


















