Lauren Fuller është fëmija i gjashtë që pëson djegie të lëkurës pas prekjes së kësaj shkurreje toksike.
Babai i saj është duke paralajmëruar tash prindërit tjerë që t’i ruajnë fëmijët e tyre nga kjo shkurre, sepse pasojat nga prekja e saj janë të mëdha. Ai ishte me vajzën e tij për peshkim, kur ajo e kapi një copë nga kjo shkurre për çerdhen të cilën ajo e ndërtonte.
Brenda 24 orëve, nxënësja pati djegie të shkallës së tretë dhe flluska të pabesueshme në duart dhe faqet e saj, por doktorët i thanë babait të saj se ishte vetëm djegie nga dielli, shkruan The Sun.
I pakënaqur me diagnozës, nëna e vajzës Charlotte ka kërkuar lidhur me simptomet e vajzës së saj online dhe shumë shpejt e kuptoi se ajo është viktimë e shkurres së quajtur “hogweed”, transmeton lajmi.net
E vogla Lauren e kishte prekur atë për herë të parë në fund të muajt të kaluar afër Loch Lohmond të Skocisë. Pas kësaj ajo kishte dhimbje torturuese.
Babai i saj Rusell, një ndërtues 32 vjeçar ka thënë se ajo ishte mirë të dielën dhe ajo nuk ka menduar asgjë për atë.
“Ajo ka qenë absolutisht mirë të dielën. Ajo nuk ka menduar asgjë për atë. Të hënën duart e saj ishin të kuqe ndërsa të martën ajo kishte edhe flluska të mëdha në duar. Ka qenë me të vërtetë shumë keq.
“Ata ia vënë dorëza të vogla në duar që ti mbulojnë flluskat, ndërsa pasi që i kanë hequr dorëzat pas disa ore, lëkura e saj ishte shkrirë.
Prindërit e Laurenës tregojnë se duhet të ketë shenja se ku ndodhen këto shkurre, ndërsa shpresojnë se do të mund t’i paralajmërojnë prindërit tjerë për këtë kërcënim
“Unë dua që njerëzit tjerë të dinë që kjo shkurre është aty, dhe dua që ta dinë se sa e rrezikshme është” ka thënë ai.
Atyre iu desh që të gjejnë në internet se çfarë po ndodh me vajzën e tyre, ngaqë nuk e dinin as ata, por as mjekët në spital.
Pas prekjes së kësaj shkurreje, brenda 24 dhe 48 orëve mund të fillojnë skuqjet, djegiet dhe flluskat. Kjo mund të godas persona të të gjitha moshave, por fëmijët janë më të ndjeshëm. /lajmi.net