Lëkundje tërmeti në jug të vendit, epiqendra në Gjirokastër

E publikuar: 26/08/2017 09:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një tërmet i fuqishëm është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në jug të vendit.

Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë në Gjirokastër dhe Sarandë në orën 04.22 të mëngjesit të së shtunës, duke krijuar panik te pushuesit.

Mësohet se fortësia e tërmetit ka qenë me magnitudë 2.9 ballë të shkallës Rihter.

Lëkundjet e kanë pasur epiqendrën në Gjirokastër por janë ndjerë edhe në zonat përreth.

Fatmirësisht nuk flitet për dëme materiale dhe as të lënduar në njerëz.