Lekaj: Qeveria Kurti ka dështuar në të gjitha premtimet e saj

E publikuar: 20/03/2024 22:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj ka deklaruar se Qeveria Kurti ka dështuar në të gjitha segmentet.

Lekaj ka përmendur mosrealizimin e premtimit të Vetëvendosjes për bashkim me Shqipërinë dhe mosprioritizimin e dialogut me Serbinë.

“Fatkeqësisht para qytetarëve mund ta them se kjo Qeveri ka dështuar në të gjitha segmentet edhe në premtimet e saja. Kur e them këtë, nuk e them vetëm sa për të folur, por për ta argumentuar me të gjitha ato që i ka premtuar dhe i ka pasur kauza të veta. Po e marrin në fushatën e saj së pari, ajo që ka qenë e veshur kuqezi, Vetëvendosja për bashkimin me Shqipëri, tri vite kaluan dhe askund nuk e ka përmend, dhe le që s’e ka përmend, por e ka cituar Kushtetutën që nuk bën të bashkohemi më Shqipërinë, kjo ka qenë mashtrim i llojit të vet për qytetarët.” – ka thënë deputeti i AAK-së në RTVDukagjini.