Lekaj: Qeveria botërisht të pranojë gabimin, Demarkacioni i vdekur

E publikuar: 01/09/2016 23:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefi i Grupit Parlamentar i AAK-së, Pal Lekaj, në Zona e Debatit në Klan Kosova, ka thënë se nuk është fajtore opozita për konsensusin e ata që dolën fitues nga rezultati i sotëm me tërheqjen e projektligjit të Demarkacionit me Malin e Zi në Kuvend, janë deputetët, qytetarët dhe e gjithë Kosova.

Lekaj gjithashtu shtoi se arsyeja e tërheqjes së Demarkacionit nga rendi i ditës në Kuvend nga ana e Kryeministrit Mustafa, ishte qesharake duke kërkuar që Qeveria të pranojë botërisht se janë gabim, njofton Klan Kosova.

‘’Arsyja që Kryeministri ka dhënë tërheqjen nga pika rendit të ditës Demarkacionin, është qesharake. Ligji për marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi tashmë është i vdekur. Në njërën anë e vendosni në lajthitje Kuvendin. Duhet botërisht të pranoj se Komisioni i famshëm i Qeverisë ka gabuar.

‘’Është keq me u fsheh pas ndërkombëtarëve, për mua është në krizë qytetari i Kosovës. Ne këtu jemi për interesa të qytetarëve tanë. Jemi në një situatë që Qeveria botërisht duhet ta pranojë gabimin.’’