Deputeti nga radhët e AAK-së Pal Lekaj, ka thënë se çmimet janë dyfishuar që nga viti i kaluar, rrogat janë të njëjta dhe ka ikje të madhe të të rinjve nga vendi.
Postimi i plotë:
“A kemi Qeveri Funksionale? A kemi shtet ?
️ Çmimi i 1 Ton Peletit 600 €- trefishim nga viti 2021
️ Çmimi i drurit 80€/m – dyfishim nga viti 2021
️ Çmimi i Bukës 60 Cent – dyfishim nga viti 2021
️ Çmimi i vezëve 4,50 Cent – dyfishim nga viti 2021
️ Çmimi i energjisë elektrike – dyfishim nga viti 2021( plus me mungesë dhe krizë energjetike)
️ Rroga e Njëjtë – dyfish më e vogël vlera dhe fuqia e blerjes nga viti 2021Çka ti themi Dimrit dhe si ta bëjmë jetën në Kosovë zt.Kryeministër?“Me krejt dhe drejt” e stimuluat dhe shpejtuat procesin e largimit të qytetarëve nga Kosova”, ka shkruar Lekaj në Facebook.