Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka përshëndetur nënshkrimin e marrëveshjes mes Qeverisë së Kosovës dhe MCC.
Sipas Lekajt, implementimi i projektit me MCC eshte shumë i mirë dhe vjen në një momentum shumë të mirë për vendin, sepse ka të bëjë drejtpërdrejt me fuqizimin e sektorit të energjisë, kur kemi parasysh krizen qe po kalojme ne kete sektor.
Lekaj tha se tha se kjo marrëveshje do të duhej të pranohej menjëherë nga Qeveria e Kosovës e jo të vonohej.
“Qeveria mirë do të ishte ta kishte pranuar menjëherë këtë marrëveshje e jo pas presioneve të vazhdueshme që ia kemi bërë. Por më mirë vonë se kurrë. Sidoqoftë, kjo marrëveshje është sukses i përbashkët pasi ishte korriku i vitit 2019 kur kryeministri Haradinaj kishte nënshkruar draft-marrëveshjen me drejtoreshën e MCC, edhe pse ne kemi shpresuar që ky grant do të shkonte për ndërtimin e projektit amerikan të gazsjellësit”, u shpreh Lekaj.