Deputeti nga radhët e AAK-së, Pal Lekaj, përmes një statusi në Facebook ka reaguar ndaj mjekut i cili sipas tij ka shkelur betimin e Hipokratit në rastin e deputetes së Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu.
Më poshtë mund ta lexoni statusin e plotë të Lekajt:
“Koleg pse e shkele betimin!
Koleg edhe pse nuk po ta di emrin, në etiken e mjeku është ofrimi i shërbimit për shërim, e jo shpifja dhe degradimi i pacientit tendë në mënyrë me të ulet, sjellja e juaj nuk i takon një mjeku normal por një njeriu të rrugës.
Ti e shkele në mënyrën me të rende betimin ngase nderë të tjera në betim ki thënë:
Profesionin tim do ta ushtroj me ndërgjegje e me dinjitet. Shëndeti i pacientit tim do të jetë brenga ime më e madhe. Do t’i respektoj e do t’i ruaj fshehtësitë e atij që do të më rrëfehet. Do ta ruaj me të gjitha forcat e mia nderin e traditës fisnike të profesionit të mjekësisë. Në ushtrimin e profesionit ndaj të sëmurit tek unë nuk do të ndikojë përkatësia e besimit, e nacionalitetit, e racës, e politikës, apo përkatesisë klasore.
Pse ndikoj politika tek tij pse e ofendove rendë Deputeten e Parlamentit të Kosovës znj. Albulena Haxhiu, pse ju nënshtrove mediave të ndikuara nga politika duke shpifur për pacienten tënde.
Për sjelljet tuaja koleg ndjej keqardhje dhe si mjek dhe Deputet kërkoj nga Komisioni përkatës që ti ndërmerr të gjitha masat që të jepni përgjegjësi për sjelljet tuaja sepse e ki shkelur rënde betimin e mjekut.
Shihet qartë se si kjo politik ka arrit edhe mjeket ti ketë në kontroll ku përmes tyre i arrin qëllimet e tyre të ndyra”, ka shkruar Lekaj në Facebook.