Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë mbledhur sot për të diskutuar për ndikimin e pandemisë në ekonomi.
Me këtë rast, deputeti nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj ka deklaruar se nga Qeveria Kurti nuk ka parë ndonjë planifikim ekonomik për t’i dal në ndihmë bizneseve dhe qytetarëve.
“Qytetarët nuk harrojnë që Vetëvendosje ishte ajo që bllokoi me muaj të tërë projektligjin për rimëkëmbje ekonomike ku sipas jush ishte një ligj i rrezikshëm dhe i palogjikshëm e siç e dimë mungesa e këtij ligji hedikepoi shumë veprimtari dhe biznese e qytetar dhe se një pjesë të madhe të fajit në këtë proces të humbjeve keni gisht edhe ju si parti madje më shumë se të gjithë. Për keqardhje, atëherë ka pasur për çka të votohet ndërsa tani nga ministria dhe qeveria nuk po shohim ndonjë iniciative, ide apo planifikim ekonomik për të ndihmuar bizneset sektori ekonomi apo qytetarë”, ka deklaruar ai.
Lekaj tutje tha se me Qeverinë Kurti situata po përkeqësohet çdo ditë e më shumë.
“Situata po përkeqësohet çdo ditë e më shumë. Vërejte që pushteti lokal është përballur me vështirësi si rezultat i ndryshimeve thelbësore në buxheti dhe menaxhim financiar dhe qytetari është duke pësuar e them sepse nga të dhënat që i kemi e shohim se qeveritë komunale kanë rënie të ndjeshme të tatimit mbi të ardhurat, taksës së shitjes dhe të ardhurave të tjera”, ka shtuar ai.


















