Lekaj: Me ardhjen e VV-së në pushtet, është bërë mëse normale t’i fyesh vlerat e luftës çlirimtare

E publikuar: 26/09/2022 20:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj ka reaguar pas deklaratave skandaloze të këshilltarit të kryeministrit Kurti, Hysamedin Feraj. Lekaj ka thënë se me ardhjen e VV-së në pushtet është bërë normale t’i fyesh vlerat e luftëd çlirimtare.“Deklaratat e gojëprishurit dhe mbeturinës së fundit të komunizmit shqiptar janë po aq skandaloze sa heshtja e Kryeministrit Albin Kurti”, tha Lekaj.Tutje, Lekaj shtoi se në këtë situatë, Feraj është dashur të largohej prej partia dhe të shpallej person non-grata.“Është me të vërtetë e shëmtuar kur bënë këto pyetje një shqiptar, më keq akoma kur ai është pjesë e një partie politike që udhëheq qeverinë e Kosovës, në formatin më të lehtë është dashur të largohej prej partisë dhe të shpallej person non-grata”, ka shtuar ai.“Thënë shkurt, me ardhjen e VV-së në pushtet, është bërë mëse normale t’i fyesh vlerat e luftës çlirimtare”, ka përfunduar Lekaj.