Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka vizituar autostradën Prishtinë-Pejë. Lekaj ka thënë brenda kësaj javës do të shkoj në qeveri kërkesa për shpronësimin i një prone dhe se puna për këtë autostradë do të përfundoj brenda muajit.
“Punimet për këtë autostrade Prishtinë Pejë ka filluar që shtatë vite dhe punimet janë prolonguar tash e tri vite për arsye të mos shpronësimeve të cilat nuk janë bërë”, tha ai.
Ministri Lekaj, ka ripërsëritur se ne qeverisjen e tij nuk do të ketë probleme me shpronësimet, raporton Ekonomia Online.