Leicester kryesues për fundvit, një tifoz fiton 5 mijë paundë!

E publikuar: 19/12/2015 00:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një tifoz anglez ka vënë bast që skuadra e Ranierit do të jetë e para për Krishlindje, tani mund të ëndërrojë Will Kirwaan vuri bast 5 paundë që Leicester do të bënte “mrekullinë” dhe pret të fitojë 5 mijë paudë.Leicester i Ranierit, por mbi të gjitha i rekordmenit Jamie Vardy dhe i të “mrekullueshmit” Riyad Mahrez, po i bën njerëzit të ëndërrojnë. Tifozët e “dhelprave”, mbi të gjithë, por edhe ato që pëlqejnë historitë e bukura të futbollit. Pastaj, ka edhe një person që e ka treguar besimin te Leicester, që në fillim të sezonit dhe tani mund të marrë frytet.
Will Kirwaan, në muajin gusht, vuri bast 5 paundë që Leicester do të ishte në vend të parë të renditjes për Krishtlindje dhe tani mund të marrë 5000 paundë, nëse skuadra e Ranierit do të mbrojë kryesimin. Fundjava do të jetë plot me emocione për Kirwaan, teksa Leicester kryesues do të luajë në fushën e Everton.
basti

Leicester kryeson me dy pikë avantazh ndaj Arsenal dhe me tre pikë avantazh ndaj Manchester City. Të dy ndjekësit do të përballen me njëri-tjetrin që hënën në mbrëmje dhe kjo do të thotë se nëse kjo ndeshje mbyllet në barazim, ose Leicester barazon ndaj Everton, skuadra e Ranierit do të jetë e para në klasifikim më 25 dhjetor, aq sa i duhet tifozit për të fituar 5 mijë paundë.