Mbrojtësi i Sporting Gijon, Luis Hernandez pritet të jetë përforcimi i parë i Leicester Cityt për sezonin e ardhshëm kur do të marrin pjesë në Ligën e Kampionëve.
Leicester City është në bisedime për transferimin e mbrojtësit të Sporting Gijon, Luis Hernandez, ka bërë të ditur “El Desmarque”.
Hernandez ka kaluar një sezon të mirë edhe pse Gijon gjendet në pozitën e 18-të në La Ligë.
Qendërmbrojtësi do të jetë futbollist i lirë pas përfundimit të këtij sezoni.