Arsenali e ka nisur me shumë entuziazëm sezonin e ri duke triumfuar në tri ndeshjet e zhvilluara në të gjitha kompeticionet, dy në Premier League dhe një në kuadër të Community Shield ku e mposhti Liverpoolin pas ekzekutimit të penalltive.
Sot, skuadra e drejtuar nga trajneri Mikel Arteta, do të ballafaqohet me Leicester Cityn në kuadër të “Carabao Cup”.
Ndeshja starton nga ora 20:45 dhe këto janë formacionet e mundshme:
Leicester City (3-4-3): Ward; Morgan, Ndidi, Soyuncu; Castagne, Mendy, Maddison, Thomas; Albrighton, Iheanacho, Gray
Arsenal (3-4-3): Runarsson; Holding, Luiz, Saliba; Cedric, Elneny, Ceballos, Maitland-Niles; Pepe, Nketiah, Saka