Një moment emocionues ka ndodhur në stadiumin e Mallorcas në Spanjë, ku fituesi i Big Brother Vip Kosova dhe ish-futbollisti, Lumbardh Salihu, u nderua me një dhuratë të veçantë nga një emër i madh i futbollit spanjoll.
Gjatë një vizite në stadium për të ndjekur ndeshjen mes Mallorcas dhe Real Madridit, Salihu u befasua kur u prit nga Aritz Aduriz, legjenda e Athletic Bilbaos.
Aduriz, i cili ka një karrierë të shquar si sulmues dhe është një figurë e respektuar në futbollin spanjoll, i dorëzoi ish-lojtarit të Llapit.
Ngjarja u dokumentua me fotografi dhe shpërndarje në rrjetet sociale, ku fansat dhe ndjekësit e Salihut dhe Adurizit mund të ndajnë kënaqësinë e këtij momenti të veçantë.
My boy 😍 #bbvipks2 pic.twitter.com/ftGVVUYqWg
— Archholik (@aestheticarch66) April 13, 2024
Eksperienca e Salihut në Spanjë është e lidhur drejtpërdrejt Big Brother VIP Kosova, pasi fitoi në një lojë nga “Vëllai i Madh”, një udhëtim për të shijuar ndeshjen e futbollit. /Telegrafi/