Me këtë rast Ledri ka thënë se viti 2017 ka qenë i sukseshëm, i palodhshëm me plotë publikime të reja në muzikë.
Ai ka thënë se projekti ‘Deri dje’ ka qenë projekt i duhur me Noizyn dhe se janë duke bërë muzikë dhe se e kaluara duhet lënë prapa, transmeton Indeksonline.
Reperi ndër të tjerash ka thënë se asnjëherë nuk ka bërë disa por që kur shkruhet dikujt edhe mund t’i tingëllojë e tillë.
“Kush e ka mizën mas veshi edhe mundet me u prekë”,ka thënë Ledri.

















