Ledri prezanton gjyshin, shikoni sa ‘cool’ duket ai

E publikuar: 03/11/2017 14:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Është ky reperi Ledri Vula i cili gjithmonë është në qendër të vëmendjes së publikut dhe medieve rozë, transmeton Gazeta Express.

Përveç muzikës që bën, Ledri gjithmonë është veçuar edhe për stilin e tij. Por duket se për shijen ‘cool’, ka pasur kujt t’i ngjajë.

Reperi i famshëm së fundmi në llogarinë e tij në Instastory ka postuar një fotografi ku shihet gjyshi i tij. Ndonëse në moshë ai duket i veshur me shumë stil. Mbi të gjitha ai ka në kokë një kapelë që mban titullin e këngës më të re të Ledrit “TTZ”. 

Kujtojmë se si shumë yje të njohura të estradës edhe Ledri është shumë aktiv në rrjetet sociale dhe ku ka mijëra fansa që e ndjekin atë./Gazeta Express/