Ai për Tribuna Channel tregon nëse kanë nisur ndonjë iniciativë, për ta kërkuar dorëheqjen e Ahmetit.
Edhe bashkëpartiaku i Halimit asamblisti i LDK-së, Agim Gashi, deklaron se do t’i përcjellin zhvillimet brenda kuvendit komunal të Prishtinës se si po ecin dhe më pas t’i shikojnë mundësitë, për të ndërmarr veprime konkrete në organet e partisë.
Kurse asamblisti i AKR-së, Sami Borovci tha se si AKR që janë në koalicion me VV në Komunën e Prishtinës do ta përkrahin çdo projekt i cili është në dobi të qytetarëve prishtinas dhe se janë të gatshëm të shkojnë edhe në zgjedhje, nëse për një gjë të tillë ka pajtueshmëri të përgjithshme.
















