LDK të enjten i zyrtarizon kandidatët për kryetar të komunave

E publikuar: 08/07/2025 15:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka thirrur për të enjten një mbledhje të Kryesisë së partisë.

Në këtë mbledhje, pritet të shqyrtohen dhe zyrtarizohen kandidatët për kryetarë të komunave në zgjedhjet 12 tetor.

Kjo u konfirmua nga zëdhënësi i LDK-së Besian Mustafa.

Deri tash, LDK ka shpallur zyrtarisht kandidatët e saj në disa komuna: Gjilanin, Podujevën, Lipjanin, Vitinë, Vushtrrinë, Mitrovicën e komuna të tjera.

Derisa në Prizren pritet të garojë Driton Selmanaj.

Zyrtarizimi i Selmanajt pritet të ndodh nesër nga kryesia e degës së kësaj partie.

Derisa, të enjten pritet të publikohet lista e plotë e kandidatëve të këtij subjekti politik.