Zyrtarë të kësaj partie thonë se nëse prishet koalicioni dhe vendi shkon në zgjedhje, atëherë kjo parti nuk i frikësohet vullnetit të qytetarëve.

Këshilltari i kryeministrit Mustafa, Bajram Gecaj, shprehet se partia të cilit ai i takon ka hyrë në cikle zgjedhore prej vitit 1999 dhe nuk i druhet as zgjedhjeve, kurdo që mbahen ato.

Megjithatë, ai beson se deputetët do të votojnë “në mënyre racionale dhe se demarkacioni do të kalojë”.

Ndërkohë në partinë më të madhe në vend, PDK, janë të mbyllur për deklarime për sa i përket çështjes se demarkacionit. /Tribuna/