Nga Avdyl Jerliu
Lidhja Demokratike e Kosovës nuk duhet të lejoj linqim, demonizim, fyrje dhe stërkeqje të figurave të saj. Ldk-ja nuk duhet që të lejoj ndërhyrje nga jashtë, nga ata që nuk ia duan të mirën Ldk-së, të cilët luten dhe punojnë ditë e natë për shkatërrimin e saj.
Ata që po ia duan fundin Ldk-së janë disa parti politike me disa media si mbështetëse të tyre, që po bëjnë “sehire” kundër Ldk-së, gjoja se kjo parti ka nevoj për ndryshime e demokratizim të brendshëm sipas nevojave dhe dëshirave të tyre e nuk e shohin veten në pasqyrë se ato vetë kanë nevoj për ndryshime sepse janë parti aspak demokratike dhe me logjik diktatoriale.
Këto parti me këto media si mbështetëse të tyre që i bëjnë “sehire” këtij populli duke ja shfrytëzuar plagët dhe dhimbjet për nevoja të tyre politike, kanë krijuar miqësi të ngushtë me disa agjentura pro-ruse e pro-sërbe që ditë e natë punojnë kundër interesave të Kosovës.
Ldk-ja nuk duhet të pranoj instruksione nga këto media të lartëpërmendura dhe disa analistë të shitur që punojnë për këto media, të cilët na mbajnë leksione për çdo natë nëpër televizionet e tyre, se çfarë ndryshimesh i duhen Ldk-së, brenda strukturave të saj e çka jo.
Këta analistë përmes këtyre mediave, marrin guximin sa që shkojnë aq largë e flasin me emra e mbiemra kend duhet flakur nga LDK-ja e kend duhet vendosur në krye të saj, e në veçanti i atakojn gjeneratën e vjetër të kësaj partie, sepse ata janë arrë e fortë dhe e pathyeshme për këta komplotistë dhe disa nga brenda që po mundohen ta shkatrrojnë Ldk-në.
Gjeneratat e vjetra janë aset i pathyeshëm dhe i përjetshëm i Ldk-së, janë ata të cilët e udhëhoqën këtë parti për 30 vite me radhë, në kohët më të vështira dhe nuk u thyen, nuk u dorëzuan, disa nga ta edhe e paguan me kokë angazhimin e tyre në Ldk, dhanë jetën për bindjet e tyre politike dhe për lirinë që po e gëzojmë sot.
Ldk-ja në gjirin e saj ka potencial të njerëzve të ndershëm e të edukuar mirë, ka gra e burra, djem e vajza të emancipuar politikisht, moralisht dhe të mobilizuar e të përkushtuar për t’i sjellur ardhmëri dhe progres vendit.
Presidenti Historik Dr. Ibrahim Rugova dhe gjeneratat e vjetra na e kultivuan atdhedashurinë dhe filozofinë e ndërtimit të shtetit, edhe ne duhet të vazhdojmë këtë rrugëtim pa hezitim, pa frikë dhe të pamposhtur.
Ldk-ja ka nevoj për ndryshime por jo duke shkatrruar veten por duke u marr vesh nga brenda për ndryshimet që i duhen. Ldk-ja duhet të reflektoj dhe ti hap rrugë ndryshimeve në lidership, ndryshime të cilat duhet të sjellin një lidership të ri dhe me përvoj në qeverisje.
LDK-së i duhet një lider shumë dimensional që është komunikativ, i urtë, i ndershëm, i moralshëm.
Ldk-ja ka nevoj për një lider i cili mundet ta kthej besimin te elektorati i shkëputur dhe i zhgënjyer i Ldk-së që tash e disa kohë më nuk janë duke votuar për Ldk-në në shenjë revolte me mënyrën e qeverisjes së kësaj partie, ky lider i ardhshëm me një ekip të mirë duhet që të punoj për ti kthyer të gjithë të lartëpërmendurit në familjen e tyre politike.
Ky lider i ardhshëm që duhet të zgjidhet në krye të Ldk-së, duhet të ketë një përvojë të mirë në qeverisje si në pushtetin lokal ashtu edhe në pushtetin qëndrorë, të jetë i dëshmuar në çdo aspekt, të jetë pa afera korruptive, pa afera amorale dhe mos të jetë ateist!
Kosovës i duhen politikan që nuk i shfrytëzojnë plagët dhe dhimbjet popullit për nevojat e tyre politike, nuk i duhen politikan populist e gënjeshtarë, nuk i duhen polikan konfliktuoz që e shiqojn popullin vetëm si makinë votuese, që vetëm e vetëm ti realizojnë ambiciet e tyre të sëmura për pushtet apsolut.
LDK-ja Familja Politike e Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova, duhet ruajtur, duhet respektuar, duhet çmuar, duhet kultivuar dhe duhet rrugëtuar pa dyshim me këtë familje politike sepse është bazamenti i shtetësisë së Kosovës.