LDK për pragun zgjedhor kërkon 5 për qind për parti, 7 për qind për koalicione

E publikuar: 11/11/2016 13:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në takimin e thirrur nga Presidenti Thaçi, ku po marrin pjesë përfaqësues të partive politike për të diskutuar për reformën zgjedhore, nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri ka thënë se pragu zgjedhor për parti të jetë 5 për qind dhe 7 për qind për koalicione
Ai gjithashtu ka thënë se është e domosdoshme vazhdimi i përpjekjes në arritjen e një konsensusi, por edhe pjesëmarrjen e opozitës në këtë proces.

“Nuk duhet të cenohet numri i shumicës në Kuvend, andaj zgjerimi i grupeve të minoriteteve është i nevojshëm”, ka thënë Haziri, duke shtuar se LDK mendon se pragu zgjedhor për parti të jetë 5 për qind dhe 7 për qind për koalicione.

Takimi i thirrur nga Hashim Thaçi, ku opozita nuk ishte e pranishme, LDK është shprehur se ky sistem zgjedhor hulumton mundësitë më të mira që mund të aplikohen, për qëllim që procesi të jetë sa më i thjeshtë për qytetarët./GazetaExpress/