LDK mbledhjen e Kryesisë nesër nuk do ta mbaj në ora 9:00, por shtyjnë për në orën 14:30, pritet të vendoset përfundimisht për koalicionin me VV’në

E publikuar: 05/01/2020 22:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mbledhja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës e paraparë për në orën 9 është shtyrë për në orën 14:30.

Kështu merr vesh Gazeta Blic nga burime të saj brenda këtij subjekti.

Të njëjtat burime kanë theksuar se në këtë mbledhje pritet të vendoset përfundimisht se si do procedohet më tej sa i përket negociatave për koalicionin qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Mbledhja e kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës e paraparë për në orën 9 është shtyrë për në orën 14:30. Në këtë mbledhje pritet të vendoset përfundimisht në lidhje me vazhdimin apo jo të negociatave me Lëvizjen Vetëvendosje” .

Më herët deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri në një prononcim për Gazeta Blic ka theksuar se Lëvizja Vetëvendosje si partia fituese ka peshën kryesore për formimin e institucioneve.

Gaxherri tha se Albin Kurti duhet të qartësohet se çfarë do të bëjë sepse askush s’ka kohë të presë askënd.

Kujtojmë se nesër kryetari i LVV-së Albin Kurti është thirrur në takim nga presidenti Hashim Thaçi për tu mandatuar për formimin e Qeverisë së Re.