LDK: LVV po e fsheh të vërtetën pasi nuk po e mbështet Komisionin hetimor për Energji

E publikuar: 26/04/2022 13:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë edhe një herë se është e nevojshme që të formohet Komisioni hetimor për Energji.Në një njoftim në rrjetin social Facebook, LDK ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje është duke fshehur të vërtetën.

“Dhënia e 120 milion eurove në energjetikë nga buxheti i shtetit dhe prapë shtrenjtimi i faturave të energjisë prej 100% për qytetarët si dhe skandalet e fundit, shtrojnë nevojën emergjente për transparencë”.“Lidhja Demokratike e Kosovës do t’i shfrytëzoj të gjitha rrugët juridike e politike për zbardhjen e kësaj të vërtete”, thuhet në njoftim.