Sekretari organizativ i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashi, ka thënë se duke mos respektuar asnjë procedurë, kryeministri në detyrë, Albin Kurti mori vendim për kufizimin e lëvizjes për shkak të pandemisë, e cila sipas tij, me pas u konfirmua si shkelje kushtetuese.
Sipas Abrashit, ai krye në vete vendosi edhe në herën e dytë. Abrashi ka shtuar se Kurti e uli nivelin e menaxhimit shtetëror nga qeveria në ministri të Shëndetësisë, në kundërshtim me Gjykatën Kushtetuese.
““Albin Kurti veprimtarinë e tij në qeverisje nuk e nisi siç pritej për të i shërbyer vendit dhe rendit kushtetuese, por rendit për të kontrolluar të gjithë. Mori vendim për kufizim të lëvizjes për gjithë Kosovën gjë që e kontestoi Gjykata Kushtetuese, pavarësisht se kushtetuesja i tha afat deri më 13 prill vendosi edhe herën e dytë vetëm se ia delegoi Ministrisë së Shëndetësisë”, tha Abrashi.
Abrashi më tutje tha se Kurti e anashkaloi Kuvendin dhe tregoi se janë të interesuar vetëm për pushtet.
“Në vend se të i delegonte Kuvendit çështjet që ngriti Kushtetusja ia delegoi Ministrisë së shëndetsisë. Qeveria në ikje nuk e respektoi Kuvendin dhe tregoi se janë të interesuar për pushtet. Këto masa antikushtetuese janë vendosur nga qeveria pa votat e LDK-së. Kërkojmë urgjentisht të shfuqizohen vendimet për karantinim. Urgjentisht, Prishtina të hiqet nga karantina”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se “letra kërcënuese e Kurtit ndaj Gjykatës Kushtetuese është sinjal për rrëshqitje në diktaturë”.
“Duke u zhytur edhe më shumë në tendencat për të kontrolluar gjithçka, i është drejtuar me një letër kërcënuese Gjykatës Kushtetuese duke thënë se nëse merr për bazë ankesa tjera tregohet e anshme. Pra vendimet e çdo institucioni duhet të jenë në sinkron me të përndryshe ai tregohet i anshëm”, ka thënë ai.
Abrashi ka thënë se në këto ditë të qeverisjes, Kurti shfaqi dashuri për Serbinë, duke i lejuar serbët të hyjnë në Kosovë ndërsa e kanë maltretuar ish-presidenti Behgjet Pacolli.
“Albin Kurti që kur ka ardhur në pushtet ka treguar lidhje dashurie me Serbinë. Fillimisht hynë në Kosovë qindra mjekë pa asnjë kontroll. Lejoi ndërhyrjen e Qeverisë së Serbisë në Veri të Kosovës. Respektoi vendimin e Serbisë për karantiminin e Veriut. Qeveria e shkarkuar i referohet edhe Kushtetutës së Serbisë, kushtetutës e cila parasheh Kosovën si pjesë të Serbisë”, ka thënë Abrashi, raporton EO.