
Deputetja e LDK-së Jehona Lushaku-Sadriu, tha se nesër LDK-ja do të shpalos një plan prej 15 pikash, ku do të elaborohen pika të këtij plani qeverisës.
“Kjo është një kosto tepër e lartë për qytetarët e Kosovës për funksionimin tonë si demokraci dhe që e cenon demokracinë tonë. Partia e parë nuk sheh ndonjë urgjencë, sepse ka qëllim final që të mos e lëshoj as ekzekutivin. Ata po arrijnë që të marrin vendime antikushtetuse dhe antiligjore. Sa i përket qeverisë gjithëpërfshirëse nesër LDK-ja do të shpalos një plan prej 15 pikash, ku do të elaborohen pika të këtij plani qeverisës”, tha Lushaku.