LDK-ja bie në kurthin e PDK-së, skenar për prishje koalicioni

20.02.2016 12:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Derisa partnerët e koalicionit PDK-LDK, Hashim Thaçi e Isa Mustafa, akoma nuk i kanë dhënë urdhër kryetarit të Kuvendit Kadri Veselit për të caktuar seancën e zgjedhjes së presidentit të ri të vendit, deputetë brenda LDK-së e ndiejnë rrezikun serioz se zgjedhja e Thaçit për të parin e shtetit e çon vendin shpejt në zgjedhje të reja, sepse PDK-ja i do për vete të dyja pozitat e larta të shtetit, atë të presidentit dhe të kryeministrit.

Deputeti i LDK-së, Adem Salihaj, thotë se ka shumë arsye që t’i besohet një skenari të tillë të PDK-së dhe Hashim Thaçit, prandaj edhe nuk është fare në interes të LDK-së që votat e këtij subjekti politik të shkojnë për kandidaturën e Thaçit për president të shtetit.

“Tash, në gjithë këtë atmosferë me shumë të panjohura, nëse vërtet Thaçi të bëhet president, atëherë Kosova për shumë arsye mund të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme. Kjo do të ndodhte për arsye se kjo situatë me protesta e bllokada nuk mund të zgjasë pakufi, dhe, e dyta, vetë PDK-ja do të kishte një ristrukturim të brendshëm, shefi i SHIK-ut edhe formalisht do ta merrte udhëheqjen e PDK-së. Në këtë situatë atij do t’i duheshin zgjedhjet e jashtëzakonshme për dy arsye kryesore: së pari janë ambiciet e tij për ta marrë vendin e kryeministrit të Kosovës dhe së dyti që të krijohej një situatë e re rreth Gjykatës Speciale, me shpresë se ai dhe soji i tij do të ndikonin që ajo të zvarritej apo të anulohej, apo së paku të shpëtonin nga ajo”, ka pohuar për “Kosova Sot” deputeti i LDK-së, Adem Salihaj nga LDK-ja.

Salihaj thotë se pret seriozisht që situatat mjaft të turbullta, të krijuara nga opozita, të shfrytëzohen tani maksimalisht nga strukturat e krimit të organizuar brenda PDK-së për forcimin e pozitave të tyre në pushtet, por që në këtë situatë, një veprimi i mençur i LDK-së do të pamundësonte realizimin e këtij skenari.

“Në këtë situatë LDK-ja do të duhej të ulej dhe t’i analizonte me gjakftohtësi dhe t’i shihte me kujdes interesat e saj dhe të Kosovës, sepse zhvillimet nuk po punojnë për këto interesa madhore”, ka thënë deputeti Salihaj.

Duke pritur që shumë deputetë të LDK-së mund të votojnë kundër Thaçit president, ai si votë rezervë megjithatë e sheh ruajtjen e partneritetit të fuqishëm të PDK-së me listën serbe dhe pazaret e rrezikshme të Thaçit me kryeministrin serb Aleksandër Vuçiq, si kartë e vlefshme e lojës drejt pozitës së presidentit.

“Zgjedhja e Hashim Thaçit president varet kryekëput nga Lista Serbe, sepse pa ta nuk mund të krijohet kuorumi në Parlamentin e Kosovës. Tashmë po rritet numri i deputetëve, të cilët po deklarohen se nuk do të marrin pjesë në seancë”.

Edhe analisti politik, Blerim Burjani, vlerëson se LDK-ja nuk mund t’i besojë PDK-së.

“Është e vërtetë se rrethanat aktuale nuk shkojnë në favor të LDK-së, që është në pozitë mjaft të rëndë, as nuk mund ta prishë koalicionin, sepse e humb postin e kryeministrit, kurse të qëndruarit në koalicion për ta bërë Thaçin president me votat e LDK-së do të jetë thikë me dy tehe. LDK-ja nuk mund t’i besojë PDK-së se nuk do ta prishë koalicionin dhe të shkohet në zgjedhje të reja me qëllim të përfitimit të të dyja pozitave nga PDK-ja”, thotë Burjani, shkruan Kosova Sot.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Berisha pas vizitës së ambasadorit amerikan, “SPAK është armik i pluralizmit, amnistoi krimin elektoral”

Berisha pas vizitës së ambasadorit amerikan, “SPAK është armik i pluralizmit, amnistoi krimin elektoral”

Kurti 4 rikthen Kodin e ri Civil, u bllokua për shkak të nenit që u hapte rrugë martesave të personave të gjinisë së njëjtë

Kurti 4 rikthen Kodin e ri Civil, u bllokua për shkak të nenit që u hapte rrugë martesave të personave të gjinisë së njëjtë

Deputeti i LVV-së: Shpejt do ta bëjmë ligjin për automjete, kufizimi i importit me 10 vjet është i pakumtimtë

Deputeti i LVV-së: Shpejt do ta bëjmë ligjin për automjete, kufizimi i importit me 10 vjet është i pakumtimtë

“Nuk mjaftojnë 10 apo 20 milionë” – Rashiti kërkon 100 milionë euro për mobilizim ndërkombëtar për Specialen

“Nuk mjaftojnë 10 apo 20 milionë” – Rashiti kërkon 100 milionë euro për mobilizim ndërkombëtar për Specialen

Ish-ministri gjerman i reagon Daçiqit për “valvitjen e flamurit serb mbi Prizren”: E gjora Serbi, kjo çon në luftë

Ish-ministri gjerman i reagon Daçiqit për “valvitjen e flamurit serb mbi Prizren”: E gjora Serbi, kjo çon në luftë

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm