LDK hap fushatën në Gjilan me mbështetje të madhe për Arbër Ismajlin

E publikuar: 16/09/2025 08:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, mbrëmë hapi fushatën zgjedhore në qytetin e Gjilanit, ku sheshi para teatrit u mbush nga përkrahësit e kandidatit për kryetar komune, Arbër Ismajli.

Në një atmosferë entuziaste, Abdixhiku theksoi mbështetjen e fuqishme që qytetarët po i japin kandidatit të LDK-së. “Është e qartë se Arbër Ismajli i ka fituar zemrat e gjilanasve tashmë. Është e qartë se LDK po kthehet në Gjilan”, u shpreh ai.

Abdixhiku e cilësoi Ismajlin si një përfaqësues të brezit të ri në politikë, të rritur me vlerat e LDK-së dhe të përkushtuar për një zhvillim të ndershëm e konkret të qytetit.

“Arbër, le të fitojmë!” përfundoi Abdixhiku, duke dhënë mesazhin e qartë për një garë me vizion e përkushtim për Gjilanin.