Kryesore

LDK e Prishtinës, Ahmetit: Punët tua i ke ‘‘n’terezi’’, veç merru me tjera

03.04.2016 18:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
LDK e Prishtinës, Ahmetit: Punët tua i ke ‘‘n’terezi’’, veç merru me tjera

Kolegjiumi i Degëve të LDK-së në Prishtinë, ka reaguar ndaj një shkrimi të kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, në facebook.
Ahmeti ka shkruar se kryeministri Isa Mustafa, “po i premton asociacionin Vuçiqit dhe terminalet djemve të tij”.

“Kryetari i dështuar i Prishtinës, Shpend Ahmeti, paska marrë prapë përsipër që të merret me çështje madhore, pasi që punët në kryeqytet i ka bërë ‘fet’”, thuhet në reagimin e LDK-së.

Sipas Degëve të kësaj partie në kryeqytet, Ahmeti “ka neveritur qytetarët e kryeqytetit me keqmenaxhimin gati kriminal të Komunës, duke e shndërruar objektin e Komunën së Prishtinës në një kazermë banditësh që përgatisin molotovë për të djegur institucionet e shtetit, shtëpitë dhe makinat private të zyrtarëve të shtetit, Shpend Ahmeti, tash po përpiqet të bëjë analiza më të gjera politike”.
LDK e Prishtinës e ka quajtur Ahmetin “daktilograf të Daçiqit”.

“Në një status në facebook, Ahmeti se ka dert të luajë rolin e zëdhënësit të Daçiqit duke e cituar fije për pe, me korrektësi prej daktilografi, se çfarë ai paska thënë një natë më parë”, thuhet në reagim.
Shpend Ahmeti, sipas LDK-së, “dhe padronët e tij, komisarë të VV-së, të cilët burim të vetëm të informimit për Kosovën e kanë Daqiqin, Vuqiqin dhe të tjerët në Beograd, është mirë të fillojë të mbyll ndonjë kanalizim në Emshir, të shtrojë ndonjë rrugë në Mat, të zvogëloj radhët 6 orëshe për një certifikatë në Komunë, të rregullojë trafikun”.

“Ndërsa në pyetjen e tij se “si arritëm deri këtu?” i bëjmë me dije Ahmetit me shokë, se Republika e Kosovës, shtet sovran dhe i pavarur, i njohur nga më shumë se gjysma e shteteve të Kombeve të Bashkuara, është rezultat i sakrificave të jashtëzakonshme të popullit të Kosovës, i rezistencës paqësore të qytetarëve dhe elitës intelektuale, i luftës së lavdishme çlirimtare dhe përkrahjes së SHBA-ve dhe vendeve të tjera mike perëndimore.

“E dimë që Shpend Ahmeti dhe shokët e tij ultra-majtistë nuk besojnë dhe po i luftojnë këto vlera dhe të arritura, por populli i Kosovës, duke përfshirë qytetarët e Prishtinës, nuk do të jetë kurrë peng i skenarëve dhe ‘alternativave të domosdoshme’ të tyre”, përfundon reagimi i LDK-së.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së

Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së

Rreshteri që tregoi se vetura e Lushtakut s’e rrezikoi eskortën e Kurtit kthehet në punë

Rreshteri që tregoi se vetura e Lushtakut s’e rrezikoi eskortën e Kurtit kthehet në punë

Abazi: Kurti është në mision të shpërbërjes së Republikës së Kosovës

Abazi: Kurti është në mision të shpërbërjes së Republikës së Kosovës

Gërvalla: Forcimi i drejtësisë dhe besimit institucional, parakusht për një Kosovë më të fuqishme

Gërvalla: Forcimi i drejtësisë dhe besimit institucional, parakusht për një Kosovë më të fuqishme

Kurti kthehet nga simpoziumi, merr pjesë në përvjetorin e KOSTT: Po hyjmë në një fazë të re të tranzicionit energjetik

Kurti kthehet nga simpoziumi, merr pjesë në përvjetorin e KOSTT: Po hyjmë në një fazë të re të tranzicionit energjetik

Erdogan iu kërkon aleatëve të NATO-s të heqin kufizimet në industrinë e mbrojtjes

Erdogan iu kërkon aleatëve të NATO-s të heqin kufizimet në industrinë e mbrojtjes

Presidenti Begaj qëndron për dy ditë në Luginë të Preshevës, zbardhet agjenda

Presidenti Begaj qëndron për dy ditë në Luginë të Preshevës, zbardhet agjenda

Gjini: Ritmi aktual po na lë prapa rajonit, Kosova ka nevojë për reformim radikal të ekonomisë

Gjini: Ritmi aktual po na lë prapa rajonit, Kosova ka nevojë për reformim radikal të ekonomisë

Ambasada e SHBA-së: Kosova po krijon mundësi të reja për investime amerikane

Ambasada e SHBA-së: Kosova po krijon mundësi të reja për investime amerikane

Erdogan në Samitin e NATO-s: Turqia kontribuon në misionet e Aleancës, përfshirë edhe në Kosovë

Erdogan në Samitin e NATO-s: Turqia kontribuon në misionet e Aleancës, përfshirë edhe në Kosovë

Atletet e bardha të Ramës marrin vëmendjen në Samitin e NATO-s, Rutte i tregon Trumpit

Atletet e bardha të Ramës marrin vëmendjen në Samitin e NATO-s, Rutte i tregon Trumpit

Trumpi urdhëron ndërprerjen e tregtisë me Spanjën

Trumpi urdhëron ndërprerjen e tregtisë me Spanjën

Haxhiu pret në takim lamtumirës ambasadorin e Zvicrës në Kosovë

Haxhiu pret në takim lamtumirës ambasadorin e Zvicrës në Kosovë

“Qeveria apo presidenti?”, Cakolli tregon procedurat për formimin e institucioneve

“Qeveria apo presidenti?”, Cakolli tregon procedurat për formimin e institucioneve

ATK: Faturat dhe transaksionet e realizuara me biznese fiktive apo joaktive nuk njihen për qëllime tatimore

ATK: Faturat dhe transaksionet e realizuara me biznese fiktive apo joaktive nuk njihen për qëllime tatimore

Gjini dhe Haradinaj tërhiqen nga mandati i deputetit, Berisha dhe Ramadani në vend të tyre

Gjini dhe Haradinaj tërhiqen nga mandati i deputetit, Berisha dhe Ramadani në vend të tyre