Partnerët e koalicionit qeverisës PDK e LDK i kanë ba ofertë subjektit të dytë opozitar AAK’s, për me iu bashkue në qeveri si partnere e tretë, me nji post të naltë ekzekutiv, si dhe me disa poste tjera në kabinetin qeveritar.
Kjo ofertë parasheh që për dy vitet e fundit të mandatit, drejtimin e qeverisë me e marrë Aleanca e Haradinajt. Mirëpo ky rrotacion duhet me u realizue në fund të vitit 2016, kur kryeministri aktual Isa Mustafa mundet me marrë postin e kryeparlamentarit, ndërsa Kadri Veseli me u mjaftue me postin e kryetarit të PDK’s.
Zyrtarë të naltë të Lidhjes Demokratike dhe të Partisë Demokratike, të cilët kanë dashtë me mbetë anonimë, kanë tregue me fakte konkrete ofertën e tyne për partinë e Ramush Haradinajt.
Njani prej drejtuesve të PDK’s, tha se mbas takimit që ka pasë me disa drejtues të LDK, janë pajtue që ofertën për zgjanimin e koalicionit me ia ba partisë së djathtë në opozitë.
Ndërsa simbas zyrtarit të LDK’s, lideri i AAK’s e ka refuzue paraprakisht ofertën, edhe pse e kanë lanë të hapun mundësinë e diskutimit ma tej.
Simbas të njajtave burime, ministritë që janë përmend për me i takue AAK’s janë 5, e konkretisht: Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, ajo e Kulturës Rinisë dhe Sportit, e Zhvillimit Ekonomik, e Bujqësisë, si dhe ajo e Forcës së Sigurisë.
Po ashtu, AAK’s i asht propozue edhe ministria pa portofol që merret me dialogun.
Të njajtat burime thanë se edhe Nismës për Kosovë i asht premtue posti i zv/kryeministrit, si dhe dy ministri ma shumë se AAK’s.