LDK e don propozimin e vjetër: Kërkojmë ta kemi presidentin, kryeparlamentarin dhe pesë ministri

E publikuar: 15/01/2020 14:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ia ka dërguar sot me shkrim propozimin e tyre Lëvizjes Vetëvendosjes, një ditë pas ofertës për bashkëqeverisje që LVV ia bëri LDK.

Lidhja Demokratike e Kosovës në propozimin dërguar Lëvizjes Vetëvendosje është kthyer te oferta e tyre e vjetër, ku kërkojnë që LDK-ja ta ketë presidentin, kryeparlamentarin dhe pesë ministri.

Zyrtarë të dy partive, LDK dhe LVV kanë konfirmuar për Telegrafin këtë propozim të LDK-së dërguar sot Vetëvendosjes, por nga asnjëra parti nuk kanë kthyer përgjigje çka më tej.

Ndryshe, më 8 janar LDK e kishte bërë këtë propozim, ku kërkonte presidentin, kryeparlamentarin dhe pesë ministri.