Lajmet

LDK: Donika Gërvalla po e keqpërdor partinë

21.05.2016 15:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
LDK: Donika Gërvalla po e keqpërdor partinë

LDK-ja sqaron se gjatë procesit zgjedhor në LDK, në degën në Gjermani dhe Zvicër, nuk janë mbajtur procese të rregullta zgjedhore, sipas kësaj partie Gërvalla, s’është kryetare dhe s’përfaqëson askend

Për LDK-në, dje ishte një mbledhje, në një frymë, krejtësisht konstruktive dhe punuese e Këshillit të Përgjithshëm, në të cilën morën pjesë anëtarët e Këshillit dhe deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, të cilët nuk janë anëtarë të Këshillit.

“Për rreth katër orë, sa zgjati mbledhja, pjesëmarrësit përkrahën plotësisht politikat e LDK-së të prezantuara nga Kryetari si dhe qëndrimet për çështjet aktuale politike në vend. U miratuan unanimisht edhe dokumentet e përgatitura për Konventën e LDK-së e cila do të mbahet më 28 maj 2016. Këshilli i Përgjithshëm dje reflektoi unitet të plotë në ballafaqimin me sfidat e reja dhe me orientimet programore të LDK-së”, thuhet në njoftimin e partisë që i prinë Isa Mustafa, njëherësh kryeministër i Kosovës.

“Për habinë tonë, gjatë mbajtjes së mbledhjes së Këshillit u dëgjuan zhurma jashtë sallës dhe më vonë kuptuam se kishte tentim për të hyrë nga znj. Donika Gërvalla, edhe pse nuk ka qenë e ftuar, nuk është anëtare e Këshillit të Përgjithshëm dhe nuk u përket strukturave, të cilat ftohen në mbledhjen e këtij organi të lartë të LDK-së. Ne jemi të habitur me motivet për një veprim të tillë”, thuhet në komunikatë.

LDK-ja sqaron se gjatë procesit zgjedhor në LDK, në degën në Gjermani dhe Zvicër, nuk janë mbajtur procese të rregullta zgjedhore, rrjedhimisht sipas kësaj partie Gërvalla, nuk është kryetare dhe nuk përfaqëson Degën e LDK-së në Gjermani, ashtu sikur edhe Shefqet Dibrani nuk përfaqëson degën e LDK-së në Zvicër. “Kjo u është bërë me dije nga organet kompetente të LDK-së dhe u është tërheqë vërejtja se nuk mund të thirren në pozita, për të cilat nuk kanë legjitimitetin e votës në LDK. LDK-ja shpreh keqardhje për këtë instrumentalizim dhe keqpërdorim të LDK-së për motive të errëta. LDK-ja është parti institucionale, ku rregullat dhe procedurat respektohen, dhe nuk lejon që ndokush përmes improvizimeve të skandaleve të instaloj logjikën e dhunës”, thuhet në njoftim. “Ata që janë pjesë e LDK-së dhe ndajnë vlerat dhe përgjegjësitë me ketë parti nuk bëjnë shfaqje të tilla dhe nuk e sulmojnë LDK-në, prandaj LDK nuk do t’i lejojë askujt që për çfarëdo motivi dhe interesi të krijojë përçarje dhe të tentojë të instalojë logjikën e dhunës”.

Në fund të njoftimit LDK-ja fton të gjithë anëtarësinë e saj, “që mos të bie pre e fushatave dhe sulmeve ndaj LDK-së të cilat kanë për synim dëmtimin e imazhit të saj duke pas parasysh forcimin dhe rezultatet që LDK po arrin në kuadër të qeverisjes së vendit, me zhbllokimin e proceseve vitale në pushtetin lokal, në veçanti në Komunën e Prishtinës, si dhe me rolin vendimtar në fuqizimin e tërësishëm të vendit”.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje