LDK dërgon sot në Polici dëshmitë për njehsorët elektrikë të KEDS-it

E publikuar: 07/04/2026 08:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Anëtari i LDK’së, Visar Azemi, sot në orën 09:00 do të dorëzojë në Policinë e Kosovës të gjitha dëshmitë rreth njehsorëve elektrikë.

Sipas njoftimit të LDK-së, dëshmitë do të dorëzohen në stacionin policor “Qendra” në Prishtinë.

“Më datë 7 prill, në orën 09:00, anëtari i LDK-së, Visar Azemi i dorëzon në Polici të gjitha dëshmitë lidhur me skandalin me njehsorët elektrik.

Vendi: Stacioni policor Qendra (ish 92-shi, Rr “Luan Haradinaj)”, thuhet në njoftimin e LDK’së.