Kryesia e LDK-së në mbledhjen e sotme diskutoi për përgatitjet teknike rreth procesit zgjedhor në LDK, si dhe raportin e Komisionit verifikues.
“Kryesia vendosi që zgjedhjet në degët e LDK-së Gjermani, LDK Zvicër dhe në Kllokot të përsëriten, për shkak të parregullësive të konstatuara, përkatësisht mosmbajtjes së Kuvendeve zgjedhore, në nëndegët e degëve të lartpërmenduara, thuhet në komunikatën e lëshuar nga LDK.
Kryesia gjithashtu kërkoi nga degët që zgjedhjet të mbahen pas Kuvendit të Tetë Zgjedhor të LDK-së, në përputhje me rregulloret për zgjedhje në nivel nëndege dhe dege, si dhe me pjesëmarrje të anëtarëve të Kryesisë Qendrore”, thuhet në komunikatë. /rtk/