Lazio, “shigjeta” mes Kloses dhe Tares

22.05.2016 14:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Lazio, “shigjeta” mes Kloses dhe Tares

Miroslav Klose dhe Lazio i japin fund një marrëdhënieje 5-vjecare në një mënyrë të atillë që askush nuk e kishte imagjinuar. Sulmuesi thumbon drejtuesit e klubit bardhekaltër se nuk i kishin dhënë asnjë sinjal për rinovimin e kontratës, ndonëse një gjë e tillë dëshirohej edhe nga tifozët, të cilët thërritën në kor emrin e tij për të goditur 11-metërshin në sfidën me Fiorentinën në “Olimpico”, takim që përfundoi me fitoren 2-4 të skuadrës vjollcë. Drejtori Sportiv i Lazios, Igli Tare, bashkëlojtar me Klosen nga periudha 1999-2001 te Kaiserslauterni, i përgënjeshtroi menjëherë deklaratat e bomberit gjerman. Drejtuesi shqiptar i Lazios u shpreh se kishte zgjedhur të mos përgjigjej menjëherë, për të mos i dhënë shumë rëndësi kësaj polemike, pasi gjithcka do të sqarohej në ditët në vijim.

Dhe në fakt reagimi i Tares erdhi nëpërmjet një qëndrimi zyrtar të klubit. Fola me Klosen para ndeshjes me Spartën e Pragës dhe i propozova rinovimin e kontratës pëe dy sezone, me mundësinë që ai të shndërrohej në pikë referimi e klubit edhe pas karrierës si futbollist. M’u përgjigj, jo. Më pas Tare foli edhe për një propozim të dytë, më herët në kohë, që gjithashtu u refeuzua nga 37-vjecari. Menjëherë reagon Klose me versionin e tij për mediat gjermane. “Nuk e kuptoj gjithë këtë diskutim. Po e shpjegoj në mënyrën më të thjeshtë. As mua dhe as menaxherit tim nuk i ka ardhur një propozim qoftë verbal, pavarësisht se cili do të kishte qenë vendimi im.”/supersport.al/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Veseli zyrtarisht te Empoli

Veseli zyrtarisht te Empoli

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)