Pas fjalëve të Lorik Canës për një largim të mundshëm nga Lazio tashmë skenaret për të ardhmen e kapitenit të Shqipërisë janë të shumta. Sipas gazetës “Corriere dello sport”, Cana mund ti ofrohet Olimpikut të Marsejës si pjesë e transferimit të Florian Thauvin tek Lacio. Sipas të përditshmes romane e cila i referohet edhe shtypit francez, oferta e bërë nga presidenti i Lazios Claudio Lotito për sulmuesin e Marsejës është 10 milionë Euro plus kartonin e Canës.
Madje në Francë janë të bindur që marrëveshja mund të mbyllet, pasi Olimpiku i Marsejës kërkon të përfitojë para dhe mbi të gjitha e mirëpret rikthimin e ish kapitenit në skuadër. Cana që ka luajtur 157 ndeshje me Marsejën duke shënuar dhe 7 gola ka oferta edhe nga kontinenti amerikan. Megjithatë një rikthim në Marsejë, aty ku ka edhe shtëpinë do të ishte dicka e mirëpritur edhe nga vetë Cana, që mund të zhbllokojë dhe operacionin e Lazios për afrimin e Florian Thauvin. Megjithatë që kjo lëvizje të kompletohet duhet marë miratimi i palëve dhe mbi të gjitha mendimi i Canës i cili në Major League Soccer të SHBA mund të përfitojë më shumë në aspektin financiar./ss/