Lazio dhe Frosinone u ndanë në barazim pa gola. Nga një pikë për secilën skuadër, nga një rast për gol dhe nga një pretendim nga të dyja kampet për 11-metërsha inekzistentë.
Mbrojtësi kuqezi Arlind Ajeti ishte titullar dhe perfekt në mbylljen e të gjitha hapësirave. Loja e theksuar taktike ndikoi që sfida të mos kishte emocione dhe spektakël. Me barazimin e regjistruar, Lazio vazhdon të humbasë terren në garën për Europën, ndërsa Frosinone mban gjallë shpresat për mbijetesë.