Pak pas publikimit të emrit të tij në listën e personave të kërkuar nga policia, vetëdorëzohet në polici 21-vjecari Eligent Basha. Mësohet se ai ka thënë para policisë se nuk ka qenë pjesë e grupit të zjarrit që qëlloi ndaj policisë, ku mbeti i vrarë një efektiv i RENEA-s dhe u plagosën dy të tjerë. Ndërkohë mësymja e policisë drejt Lazaratit vazhdon. Janë mbi 400 forca speciale që kanë rrethuar fshatin. Pak para nisjes së operacionit, policia u bëri thirrje personave të vetëdorëzoheshin dhe të mos qëllonin me armë, në të kundërt ajo është e vendosur deri në eleminimin fizik të këtyre personave./Lapsi.al/
Lazarat, vetëdorëzohet një 21-vjeçar, mohon të ketë qëlluar me armë policinë
NGA KATEGORIA