Lawrence: Kështu ju keqtrajtojnë producentët e Hollywoodit

E publikuar: 01/03/2018 07:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

“Me thanë që të zhvishem dhe me krahasuan mua me gratë më të dobëta”.

Kështu ka thënë Jennifer Lawrence për keqtrajtimin që bëjnë producentët e Hollywoodit derisa ka pranuar se edhe në skenat e fundit nudo të Red Sparrow ajo është ndier e pasigurt.

Jennifer u zhvesh se fundmi në këtë film dhe kjo zhveshje u komentua shumë sidomos pasi që pa lejën e saj ishin shpërndarë disa foto në vitin 2014 në telefonin e saj.

Këto komente ajo i bëri gjatë një interviste ku përsëri ngriti zërin kundër keqtrajtimit në Hollywood. Jennifer ka folur edhe për fushatën e #MeToo derisa ka thënë se producentët kryesorë të Hollywoodit e “kenë keqtrajtuar dhe dehumanizuar atë”.

“Tani na duhet një film perfekt pa ankthe dhe ku femra është e fuqizuar”, ka thënë ajo derisa ka folur edhe për skenat nudo, për të cilat tani thotë se ato i kanë dhënë edhe më shumë vetëbesim. /GazetaExpress/