![](https://infosot.com/wp-content/uploads/2016/10/sergei_1476792139-3449438.jpg)
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov pritet që të realizojë sot një vizitë bilaterale në Serbi, gjatë së cilës do të mbajë bisedime me zyrtarët e lartë serbë, teksa nesër do të marrë pjesë në një takim të Këshillit të Ministrave të Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomin të Detit të Zi.
Pritet që Lavrov të diskutojë me zyrtarët serbe, kryesisht në lidhje me marrëdhëniet dypalëshe, por edhe të shkëmbejnë pikëpamjet mbi çështjet rajonale dhe gjendjen globale në botë, transmeton Indeksonline.
Ndërsa zëvendëskryeministri serb, Ivica Daçiq ka theksuar se vizita e Lavrov në Beograd është e një rëndësie të madhe politike, duke shprehur shpresën se kjo do të jetë një hap më tej në zhvillimin e marrëdhënieve midis dy vendeve./Indeksonline/