Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka thënë se serbët e Kosovës janë duke u persekutuar ngjashëm me “persekutimin nazist të popullatës ruse nga territori i Donbasit”.
Ndër tjera, ai ka pohuar se serbët po dëbohen në heshtje nga Kosova me metoda të ndryshme burokratike.
“Spastrim etnik i pastër si loti. Gjithashtu, falë Zotit, pa konflikte serioze ushtarake, po tentojnë të dëbojnë serbët nga Kosova”, citon “Danas” median ruse RT të ketë thënë Lavrovi.