Lavrov: BE-ja s’dëshiron ta detyrojë Prishtinën që ta formojë Asociacionin

E publikuar: 24/09/2023 00:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergey Lavrov, në Asamblenë e Përgjithshme të OKB_së ka thënë se Bashkimi Evropian nuk dëshiron ta detyrojë Kosovën që ta themelojë asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe se NATO “po i ndihmon shqiptarët e Kosovës që të krijojnë ushtri”, raporton RTS.

“Edhe tash, Bashkimi Evropian nuk dëshiron t’i detyrojë të mbrojturit e tyre nga Kosova që ta përmbushin marrëveshjen mes Beogradit dhe Prishtinës të arritur në vitin 2013, për formimin e Bashkësisë së Komunave Serbe në Kosovë e M., me të cilin parashihen të drejta të veçanta për gjuhë dhe traditë”, ka thënë Lavrov, transmeton “Ria Novosti”.

Ai ka thënë se “po shkakton shqetësim degradimi i situatës” në Kosovë.

“Dorëzimi i armëve për shqiptarët e Kosovës dhe ndihma e NATO-s për ta formuar një ushtri, shkel rëndë rezolutën bazë 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, tha Lavrov./Koha