Lavdrim Muhaxheri ndërron identitet, katër kosovarë të shpallur të vrarë në Siri janë gjallë

27.11.2015 23:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Lavdrim Muhaxheri ndërron identitet, katër kosovarë të shpallur të vrarë në Siri janë gjallë

Lavdrim Muhaxheri, kosovari nga Kaçaniku që thuhet se është koka e të rekrutuarve shqiptarë në radhët e ISIS’it, ka ndërruar identitet, ka marrë një emër serb, është pajisur me pasaportë nga një shtet fqinj me Kosovën (por nuk dihet nëse nga shteti serb), si dhe është martuar me një grua dibrane, burri i së cilës është vrarë në Siri. Ai tashmë quhet Boban Depiç.
Kjo e dhënë vjen nga një burim konfidencial, pjesë e kontigjentit ndërkombëtar të sigurisë në veri të Kosovës, i cili informon për portalin tesheshi.com.

Ky burim, iu referohet të dhënave nga shërbimet e fshehta e të sigurisë së Kosovës dhe Shqipërisë.

Dyshohet që Lavdrim Muhaxheri, gjatë verës që po lëmë pas, për rreth një muaj ka qëndruar në Serbi, pranë kufirit me Kosovën.

Për me tej, burimi informon se një numër i caktuar i shqiptarëve që janë shpallur në media të ndryshme se janë vrarë në Siri, janë gjallë e që vazhdojnë të jetojnë dhe të luftojnë krah Lavdrimit. Sipas tij, këtë e dinë edhe një pjesë e familjarëve të tyre të cilët edhe kanë hapur derë për kryeshëndosh.

“Dyshohet se personat që kanë qenë pjesë e grupit terrorist të ISIS-it si B.M (Bekim Mulolli nga Kodra e Trimave, Prishtinë, i deklaruar i vrarë në shtator 2015), H.A dhe V.A (vëllezërit Valon dhe Hashim Aliu nga Zhegra, Gjilan, të deklaruar të vrarë më 27 tetor 2015), B.S (Basri Sulejmani nga Kodra e Trimave, Prishtinë, i deklaruar i vrarë më 19 tetor 2015), të gjithë shokë të ngushtë të Lavdrim Muhaxherit, janë që të gjithë gjallë”, ka saktësuar burimi, duke shtuar se për këtë janë në dijeni edhe institucionet shtetërore të sigurisë në Kosovë e Shqipëri.

Për këtë arsye, shton burimi, këto institucione kanë kërkuar që të bëhet kujdes me regjistrimit e këtyre personave në librat amëz të të vdekurve.

Dhe sipas informacioneve të deritanishme, ende nuk është bërë ndonjë kërkesë për regjistrimin e personave në fjalë në librat amëz të të vdekurave nga ndonjë familjar apo i afërm i tyre, pas shpalljes së vdekur nga mediat.

Burimi shton se janë shërbime të shteteve jomiqësore me Kosovën ato që përkrahin materialisht dhe financiarisht grupet ekstremiste, si dhe disa pjesëtarë që tashmë janë të identifikuar si terroristë, siç është rasti i Lavdrim Muhaxherit.

“Interesi i shteteve që e rrethojnë Kosovën e që nuk janë miqësore me të, është që sa më shumë Kosovën dhe popullatës e saj ta paraqesin si shtet që rrit terroristë, duke e akuzuar atë nëpër institucionet ndërkombëtare se Kosova është vend burimi i terrorizmit ndërkombëtar”, ka thënë burimi i portalit tesheshi.com.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Limaj: Disa persona kanë tentuar të bëjnë propagandë ndaj Hashim Thaçit, sepse kanë dashur ta shkatërrojnë

Limaj: Disa persona kanë tentuar të bëjnë propagandë ndaj Hashim Thaçit, sepse kanë dashur ta shkatërrojnë

Gruaja gjendet pa shenja jete në një banesë në Gjilan

Gruaja gjendet pa shenja jete në një banesë në Gjilan

Hoti: Kurti shkarkoi njeriun e luftës, që po hetonte zyrtarët e tij për skandale

Hoti: Kurti shkarkoi njeriun e luftës, që po hetonte zyrtarët e tij për skandale

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin