Laurina Fazliu është një tjetër talente e re e muzikës shqiptare që po pretendon t’i bashkohet estradës muzikore.
Ajo tregon për “Infosot.com”, karrierën e saj e kishte nisur që në moshën të re.
Bukuroshja nga Prishtina Laurina Fazliu, e cila jeton dhe studion në Gjermani, ka filluar të merret me muzikë në moshën 6-vjeçare, qysh në fëmijëri ka synuar të bëhet këngëtare.
Ajo u bë e njohur në disa mbramje rinore në Gjermani dhe Zvicër, me talentin dhe zërin e saj të mrekullueshem e cila po e mahnit diasporen kosovare.
Ajo ka kënduar në disa mbramje rinore në Gjermani dhe Zvicër, thotë se është e ftuar për bashkëpunim nga disa këngëtar të njohur në Gjermani dhe nga estrada kosovare.
Laurina, aktualisht është duke planifikuar këngën dhe videoklipin e saj të parë, e cila pritet së shpejti të lansohet për fansat e saj dhe publikun e gjerë.
Ajo premton se do të mundohet që këngët që do t’i lansoj do të pëlqehen nga të gjithë dhe sigurisht do të punoj duke dhënë maksimumin prej vetes./Infosot.com/





















