Profesori Blerim Latifi, thotë se gara mes Driton Selmanajt dhe Vjosa Osmanit është për postin e kryeparlamentarit të Kuvendit.
Këtë, thotë t’ia ketë thënë një mik i tij në LDK, që është madje pjesë e Këshililt Drejtues të kësaj partie.
Shkrimi i plptë i Latifit:
Një mik i imi në LDK, pjesë e Këshillit Drejtues të saj, po më tregon se i gjithë mosdurimi midis Vjosa Osmanit dhe Driton Selmanjt, s’ka të bëj fare me dallime qendrimesh politike, por krejtësisht lidhet me punë postesh. Selmanaj një kohë kishte lobuar brenda partisë për të marrë postin e kryetarit të Kuvendit dhe kur në fund ky post iu dha Vjosa Osmanit, ai nuk mundi më ta përmbaj veten në raport me të. Tash që Vjosa i ka keq punët me lidershipin e partisë, Selmanaj është hedhur sërish në sulm me idenë që të duhet shkuar në shkarkimin e Vjosa Osmanit, që më pas atij t’i hapet rruga për të marrë postin e saj në krye të Kuvendit. Pra, e gjithë storia shterron në luftë ambiciesh personale, derisa publiku i gjorë duhet të gëlltis gënjeshtrat për një grindje gjoja parimore.















