Latifi thotë se arsyeja e vizitës së Kosnett në Vetëvendosje, janë deklaratat për mos zbatim të marrëveshjes së Washingtonit

E publikuar: 16/02/2021 11:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Profesori universitar Blerim Latifi ka komentuar vizitën e ambasadorit amerikan, Philipp Kosnett në Lëvizjen Vetëvendosje.

Latifi përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se nuk është e vështirë të kuptohen arsyet e vizitës së Kosnettit në LV.

“Kosnet i paska shku në zyrë Kurtit. Nuk është e vështirë të kuptohen arsyet: deklarimet e vazhdueshme të zyrtarëve të tij se nuk do ta respektojnë marrëveshjen e Washingtonit, të cilës, siç tanimë dihet, i qëndron prapa edhe administrata e re amerikane. Uroj që Kurti të ketë marrë mësim e të jetë imunizuar nga kjo budallaki e ushqyer vazhdimisht nga broçkullat e internacionalës socialiste dhe të filloj të sillet si kryeministër shqiptar i Kosovës e jo si militant i devotshëm i kësaj internacionaleje”, ka shkruar profesor Latifi.