Latifi për dhuruesit e gjakut: Po bëni dhuratën më të mirë për jetën e dikujt tjetër

E publikuar: 24/02/2022 16:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Transfuzioni i gjakut ka arritur në kampin e KFOR-it në Prishtinë, për të dhuruar gjak.

E në lidhje me këtë, në një konferencë për media, Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi ka falenderuar të gjithë ata që kanë dhuruar gjak.

“Ministria e Shëndetësisë do të mbështesë fuqishëm gjithmonë aksionet e tilla dhe fuqizimin e kapaciteteve, për të siguruar çdoherë rezerva të nevojshme të gjakut. Ndëkaq, të gjithë dhurueave të sotëm të gjakut dhe atyre që kanë dhuruar ndonjëherë, iu faleminderit. Ju po bëni dhuratën më të mirë për jetën e dikujt tjetër dhe në këtë mënyrë bëhemi pjesë edhe e ekipit mjekësor. Ju jeni heronjtë tonë”, u shpreh ai.

Ai ndër të tjera tha se Qendra Kombëtare e Trasfuzionit të Kosovës ka zhvilluar aksione të shumta të dhurimit vullnetarë të gjakut, përcjell Klankosova.tv.

“Jam shumë i inkurajuar, se përkundër një periudhe të vështirë të pandemisë COVID-19, Qendra Kombëtare e Trasfuzionit të Kosovës ka zhvilluar aksione të shumta të dhurimit vullnetarë të gjakut dhe si rezultat u ka dalur në ndihmë pacientëve që kanë pasur nevojë për doza të gjakut. Besoj se një punë e tillë, duke bashkëpunuar me partnerë si KFOR-i dhe insitucione të tjera, është forma e vetme për të treguar se sa humanistë dhe solidarë duhet të jemi mes veti, në çdo kohë dhe në çdo rrethanë”, tha ndër të tjera ai.